KIRURGJI ESTETIKE, RIKONSTRUKTIVE DHE DERMOESTETIKE

Rimodelim i gjoksit

Rimodelimi i gjoksit synon përmirësimin dhe rikthimin e pamjes estetike të gjoksit femëror. Përfshin disa procedura të ndryshme, si ngritja e gjoksit, zmadhimi me implant, reduktimi i madhësisë së gjoksit, si dhe korrigjime të tjera për formë, simetri dhe volum.

Rhinoplastika

Korrigjimi i pamjes dhe funksionit të hundës është një nga ndërhyrjet më të shpeshta që kryhet si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt. Qëllimi është përmirësimi i pamjes estetike të hundës dhe pa dëmtuar funksionin

AdobeStock_579284366

Konturimi i trupit

Liposuksioni është kryesisht operacioni që konturon trupin për linja sa më të bukura dhe normale. Por konturimi i trupit përfshin edhe plastikën e kofshëve. të krahëve të zonës së qafës dhe gushës, jo vetëm me anë të liposuksionit por edhe kirurgjisë me bisturi

Gjinekomastia

Gjinekomastia është zhvillimi i gjoksit të meshkujve që shkon ndonjëherë deri aty sa merr formën e gjoksit të femrave. Një zmadhim i tillë mund të korrigjohet me një shenjë minimale për t’i ridhënë gjoksit pamjen mashkullore

Lipoaspirimi

Lipoaspirimi është një procedurë kozmetike që heq depozitimet e dhjamit nën lëkurë, nëpërmjet teknologjisë së avancuar VASER

Abdominoplastika

Është një ndërhyrje që synon heqjen e lëkurës dhe dhjamit më tepër pas shtatëzanive. Operacioni shoqërohet në përgjithësi edhe me liposuksion, ose thithjen e dhjamit nëpërmjet kanjulave për konturim edhe më efikas të linjave trupore

Kirurgjia rikonstruktive

  • Korrigjim i deformimeve të lindura
  • Trajtim i pasojave të djegieve 
  • Rikonstruksion të pjesëve të munguara të trupit 
  • Ekscizimi i lezioneve të lëkurës

Otoplastika

Kirurgjia estetike e veshit, që nuk ndryshon madhësinë e veshit, por pozicionin e tij në lidhje me kokën

Lipofilling

Lipofilling është një “filler” natyral për zonat e “shfryra” për shkak të ndryshimeve moshore. Kjo procedurë shton dhjam që merret nga zona të tjera si barku, kofshët, ijet etj.

Nuk je i sigurt se çfarë të duhet?

Thjesht na telefono dhe cakto një takim për veten tënde. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Hyni në klinikën tonë dhe le të hedhim një vështrim më të afërt për të sugjeruar trajtimin më të mirë që të nevojitet.

Telefon

+355 4 221 0692

Bulevardi Gjergj Fishta Tirana, Albania