EKSELENCË NË KIRURGJINË PLASTIKE, ESTETIKE DHE RIKONSTRUKTIVE

Rreth Prof. Asoc.Dr. Sokol Isaraj

Diplomuar në Kirurgji Plastike në 2001, me një eksperiencë të gjatë pune në Qendrën Spitalore Universitare, dhe me një aktivitet të gjerë privat, nuk mjaftohet asnjëherë me atë që di dhe bën, por është gjithmonë në kërkim të niveleve më të larta, gjithmonë i dedikuar të përditësohet me arritjet bashkëkohore të kirurgjisë plastike dhe estetike. Si fitues i bursave prestigjioze nga ASPS (Shoqata Amerikane e Kirurgjisë Plastike) në vitin 2011, AAPS (Asociacioni Amerikan Kirurgëve Plastikë) në vitin 2013, ka mundur te vizitojë disa prej qendrave universitare më të famshme në SHBA. Pa harruar trajnimet në Itali, Irlandë, Skoci etj.

Kurset më të spikatura të trajnimeve “Hands On”:

  • “Rhinoplasty, State of the Art”, University of Mansoura, Egjipt (Nëntor 2006)
  • 26 Dallas Rhinoplasty Symposium, Dallas Teksas, SHBA (Mars 2009)
  • Canniesburn Flap Course, Canniesburn Plastic Surgery Unit, Glasgow Royal Infirmary, Glasgow, Skoci, UK (Shtator 2008)
  • Canniesburns Microsurgical Workshop. Canniesburn Plastic Surgery Unit, Glasgow Royal Infirmary, Glasgow, Skoci, UK (Nëntor 2008)
  • International C.ourse on Breast Reshaping, Quiron Hospital, Madrid, Spanjë, (Tetor 2009)
  • XVIII International Course of Plastic and Aesthetic Surgery, Clinica Planas. Barcelonë, Spanjë (Shtator 2012)
  • Facelift Cadaver Lecture and Lab, San Diego, California, USA (Shtator 2019)

VLERAT TONA

Puna jonë udhëhiqet nga përsosmëria, integriteti dhe kujdesi i personalizuar

Përsosmëri në estetikë

Angazhohemi për të ofruar rezultate të jashtëzakonshme duke kombinuar teknika të avancuara kirurgjikale me precizion artistik. Çdo ndërhyrje kryhet sipas standardeve më të larta të sigurisë, cilësisë dhe harmonisë estetike.

Qasje e orientuar nga pacienti

Çdo pacient është unik. Ne dëgjojmë me kujdes, kuptojmë qëllimet individuale dhe krijojmë plane trajtimi të personalizuara që respektojnë bukurinë natyrore dhe dëshirat personale.

Integritet dhe besim

Transparenca, ndershmëria dhe etika profesionale janë në zemër të praktikës sonë. Ne vendosim mirëqenien e pacientëve në plan të parë, duke ofruar pritshmëri reale dhe udhëzime të qarta gjatë gjithë procesit.

Inovacion dhe rritje e vazhdueshme

Jemi gjithmonë të hapur ndaj përparimeve më të fundit në kirurgjinë plastike, rindërtuese dhe dermo-estetike. Trajnimi i vazhdueshëm dhe përqafimi i risive garantojnë rezultatet më të mira për pacientët tanë.

Telefon

+355 4 221 0692

Bulevardi Gjergj Fishta, Tirana, Albania